Ndoshta nuk e keni parë më herët, por tash keni mundësinë ta shihni të parin e shtetit duke ia hedhur valles.
Në një video të publikuar e që më gjasë ka kohë që ka ndodhur, shihet presidenti i Kosovës Hashim Thaçi duke vallëzuar me turq në Prizren.
Krejt kjo ngjason me një tubim partiak ku Thaçi së bashku me Enver Hoxhaj shihen në praninë e kryetarit të Partisë Demokratike Turke Mahir Jagcilar. Të gjithë duke vallëzuar.
Sido që të jetë, Thaçi njihet për afërsinë që e ka me turqit. Madje kjo u kuptua kur u deportuan gjashtë gylenistët e që i dyshuar kryesor për deportimin e tyre është Presidenti.