BallinaLajmeTusk: Koreja dhe Ballkani tregojnë se e pamundura bëhet e mundur

Tusk: Koreja dhe Ballkani tregojnë se e pamundura bëhet e mundur

Të ngjajshme

Aksion antidrogë në Suharekë: Sekuestrohet heroinë, dy të dyshuar në pranga

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar një aksion i...

Ymeri kritikon Kurtin për menaxhimin e çmimeve: Qeveria nuk po ndërhyn në kohë

Analisti Visar Ymeri ka kritikuar qeverisjen e Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti lidhur me...

Lewandowski shpjegon pse nuk po i godet penalltitë te Barça

Nëse ka një ndryshim te Barcelona këtë sezon, ai...

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, tha se lajmet nga Gadishulli Korean dhe ajo që ka përjetuar në Ballkan ditëve të fundit, tregojnë se “e pamundura mund të bëhet e mundur”.

“Ajo çfarë kam dëgjuar sot nga Koreja dhe ajo që kam përjetuar në Ballkan ditëve të fundit, do të duhej të ishte përkujtues pozitiv për të gjithë, se e pamundura mund të bëhet e mundur dhe se gjithçka varet tërësisht nga vullneti i mirë dhe guximi i individëve”, tha Tusk në Twitter.

Tusk ka vizituar këtë javë vendet e Ballkanit Perëndimor, ku ka përçuar mesazhin se Bashkimi Evropian është dhe mbetet partneri i tyre më i besueshëm.

Tusk po ashtu i ka siguruar ato se kanë të ardhme evropiane, nëse i përmbushin kriteret.

Të premten, dy Koretë janë zotuar se do të denuklearizojnë plotësisht Gadishullin Korean dhe kanë thënë se presin që fundi zyrtar i luftës të shpallet deri në fund të vitit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz