BallinaSportFIFA shkruan për Kosovën, përgëzon arritjet e Përfaqësueses

FIFA shkruan për Kosovën, përgëzon arritjet e Përfaqësueses

Të ngjajshme

Faqja zyrtare e FIFA-s ia ka kushtuar një shkrim Përfaqësueses së Kosovës

Në artikullin e publikuar nga FIFA, përmenden koha kur Kosova u pranua në shtëpin më të madhe të futbollit, ndeshjet e para kualifikuese si dhe ndeshjet që do t’i luajë në Ligën e Kombeve, transmeton Periskopi.

Para dy viteve, më 13 maj 2016 FIFA pranoi Kosovën si antëtaren e 210-të. Pas pranimit kishte festë dhe gëzim sikur në Ditën e Pavarësisë më 2008.

Ndeshja e parë zyrtare pas pranimit nga FIFA ishte me Finlandën, ndeshje në të cilën Kosova barazoi 1:1 dhe ambiciet rriteshin secilën herë e më shumë, kishte të tillë që ëndërronin edhe Kupën e Botës.

Gjatë kampanjës së kualifikimeve për Botëror, Kosova shënoi tre gola dhe pranoi 24 duke përfunduar në vendin e fundit në Grupin I.

Statistikat e Kosovës:

Ndeshje ndërkombëtare: 27, 9 fitore, 3 barazime, 15 humbje, 34 gola të shënuar 48 të pësuara.

Më së shumti paraqitje: Samir Ujkani (18)

Golashënuesit më të mirë: Albert Bunjaku, Elbasan Rashani me nga tre gola.

Kosova do të luajë në Ligën e Kombeve nga shtatori, derisa në grup ka Azerbajxhanin, Maltën dhe Ishujt Faroe, derisa më 29 maj do të luajë një miqësore me Shqipërinë. /Periskopi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz