BallinaTeknologjiPërfaqësuesi i Fordit dënohet me 6.2 milionë euro gjobë

Përfaqësuesi i Fordit dënohet me 6.2 milionë euro gjobë

Të ngjajshme

Robert Berisha në një moment shumë të lumtur me të bijën

Këngëtari Robert Berisha është i njohur për natyrën e...

Kurti i mbledh herët në mëngjes ministrat nesër

Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës...

E rëndë në Gjirokastër, 10-vjeçari denoncon 17-vjeçarin për ngacmim seksual

Një 17-vjeçar po hetohet nga policia në Gjirokastër pasi...

Gjykata Federale në Australi ka dënuar përfaqësuesin e kompanisë automobilistike Ford në këtë shtet, me një gjobë prej 10 milionë dollarë australian (rreth 6.2 milionë euro) nga shkaku se nuk ka respektuar ankesat e blerësve për marshin automatik në automjete, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjoba e shpallur të enjten nga gjykata Federale, është e barabartë me gjobën më të lartë të shqiptuar, në bazë të ligjit për mbrojtjen e konsumatorit të Australisë. Më herët një gjobë e njëjtë i’u shqiptua zinxhirit të supermarketeve Coles, i cili në vitin 2014 u dënua për sjellje të keqe ndaj furnizuesve.

Komisioni Australian për Mbrojtjen e Konkurrencës dhe Konsumatorit, ndërmori një veprim të tillë kundër përfaqësuesit të kompanisë Ford për parregullsitë e denoncuara.

Ankesat e klientëve ndodhën mes majit 2015 dhe shkurtit 2016, dhe kishin të bëjnë me automjetet të cilët dridheshin, frenonin ose humbnin fuqinë për shkak të marshit të prishur.

Ford pranoi formimin e një komisioni i cili do të shqyrtojë ankesat e konsumatorit të cilëve nuk u janë paguar shpenzimet.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz