back to top
Wednesday, December 24, 2025
BallinaLajmeHaradinaj tregon për aspiratat e Qeverisë

Haradinaj tregon për aspiratat e Qeverisë

Të ngjajshme

- Advertisement -

Ua kemi borxh të jemi partner me ju, sepse na keni ndihmuar në kohëra kritike dhe të jemi këtu ku jemi sot. Kështu tha kryeministri Ramush Haradinaj, në hapjen e punimeve të Konferencës së 8-të, të organizuar nga Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës, me temën ,,FSK dhe Partnerët’’.

- Advertisement -

Kryeministri me këtë rast tha Forca e Sigurisë së Kosovës reflekton të vërtetën e Kosovës dhe kjo e vërtetë është që të gjithë ne, çdo qytetar i këtij vendi, të ndjehet si në shtëpinë e tij, qoftë shqiptar, serb, turk, rom ashkali, egjiptian, boshnjak.

“Sot, jemi në një institucion, që është shtëpia e të gjithëve. Aspirata jonë është që t’i bashkohemi familjes së Aleancës Veriatlantike dhe t’i kontribuojmë paqes”, tha kryeministri Haradinaj, duke theksuar se tranzicioni i Forcës së Sigurisë dhe mandati kushtetues i saj, nuk do të ndërrojë themelin e shtetit tonë dhe misionin e vizionin e shoqërisë sonë.

Kryeministri Haradinaj gjatë kësaj konference përmendi rolin e KFOR-it që ka pasur gjatë këtyre viteve në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe rëndësinë që FSK-ja të fuqizohet edhe më tepër dhe të bëhet partner me NATO-n.

Ndërkaq, ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha tha se FSK-ja vazhdon edhe më tutje të jetë institucioni më i besueshëm në vend dhe ky vlerësim është falë angazhimit dhe përkushtimit të të gjithë pjesëtarëve të Forcës dhe bashkëpunimit që ka me partnerët ndërkombëtar.

Pjesëmarrës në këtë konferencë ishin, Ministri i FSK-së, z. Rrustem Berisha, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant, Rrahman Rama, Komandanti i KFOR-it, gjeneral major Salvatori Cuoci, si dhe ambasadorë të vendeve mike dhe partnere, atashetë ushtarakë të akredituar në Prishtinë,  përfaqësues nga Presidenca, Ekipi Këshillues Ndërlidhës i NATO-s,  KFOR-i, nga Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Punëve të Brendshme, Policia e Kosovës dhe Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave. /Drenica Press/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz