Tuesday, July 22, 2025
BallinaRegjionaleDrenasMe çfarë parash shkuan Lladrovci e Jashari në “Alliez Arena”

Me çfarë parash shkuan Lladrovci e Jashari në “Alliez Arena”

Të ngjajshme

Dy kryetaret e komunave më të vrafëra në Kosovë, po dalin të jenë tifozë të flaktë të futbollit.

Tifozërinë e tyre, krytari i Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe kryetari i Skenderajit, Bekima Jashari, po e shfaqin edhe duke ndjekur live ndeshjet nëpër stadiumet më luksoze të Evropës e ku kosovarët mund t’i shohin vetëm përmes TV-së.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, Lladrovci e Jashari kanë qenë në “Alliez Arena” në Gjermani, e ku nga rreshtat e parë të stadiumit kanë ndjekur përballjen mes Real Madridit e Bayern Munichit, shkruan Magazina.al

Por me çfarë para po shkojnë Lladrovci e Jashari në “Alliez Arena”?

Por jo vetëm në “Alliez Arena”, dy krerët e komunave të Drenicës, janë parë në muajin shkurt bashkë edhe në stadiumin “Emirates” në Londër për të ndjekur finalen e kupes mes Arsenalit dhe Milanit.

Por në rast se shihet pasuria e tyre, del që Jashari mund të ketë paguar vet çmimin e biletave të djeshme, të cilat sipas mediave ndërkombëtare kushtojnë nga 90 deri në 300 euro, shkruan Magazina.al

Në deklarimin e pasurisë, Jashari kishte deklaruar se ka të kursyera 15 mijë euro në tri banka vendore.

Por shumë më pak se Jashari, Lladrovci kishte deklaruar vetëm 3 mijë euro të kursyera në bankë, raporton Magazina.al

Shkuarjen e tyre të shpesht nëpër stadiumet ku qytetarët mund t’i shohin vetëm në TV, e ka kundërshtuar edhe kryetari i “Vizioni për Drenasin”, Xhavit Drenori, i cili ka vën në dyshim se dy krerët e komunave mund të kenë perdorur paranë publike për qefet e tyre.

Drenori ka përmendur që përveç biletave të shtrenjta, ka shpenzime të mëdha edhe për bileta të udhëtimit, akomodimit, e shpenzime të tjera.

“Por nëse e mendojmë së një biletë për ta përcjellë këtë ndeshje (fare afër fushës), mund të kushtojë disa qindra euro, bileta e avionit poashtu qindra euro, e hoteli poashtu, atëherë i bie që Kryetari Lladrovci qenka afër bankrotit, nëse ka shku atje me shpenzime të veta” ka shkruar Drenori.

Kujtojmë që në publikimin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Komuna e Drenasit ishte radhitur në mesin e tri komunave më të varfra të Kosovës, nga ku marrin ndihma sociale një mijë e 587 ekonomi familjare, e hiq më mirë nuk qendron as komuna e Skenderajit./Magazina.al/

- Advertisement -

Të Fundit