BallinaLajmeKush është pronari i dyqanit që u vra në kryeqytet, dalin detaje...

Kush është pronari i dyqanit që u vra në kryeqytet, dalin detaje të reja

Të ngjajshme

LIVE: Kosova para ndeshjes historike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë sonte njërën prej...

Zyrtare: FFK publikon 11-shen startuese ndaj Sllovakisë – Zhegrova në bankë

Kombëtarja e Kosovës do të luajë me fillim nga...

Putin: Konflikti në Lindjen e Mesme rrezikon ekonominë globale si pandemia e COVID-19

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se lufta SHBA-Izrael ndaj...

Gjithçka gati: Vendosen fanellat e ‘Dardanëve’, pamje nga zhveshtorja

Kosova është mysafire e Sllovakisë, në ndeshjen që luhet...

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me ngjarje e rëndë që ndodhi këtë mbrëmje në Kamzë, ku pronari i një dyqani u vra, ndërsa mbeti e plagosur gruaja e tij.

Dy persona të maskuar dhe të armatosur janë futur në dyqan për të grabitur, ku kanë kërku paratë, por kanë hasur në rezistencë nga ana e pronarëve.

Kjo ka bërë që autorët të qëllojnë në drejtim të tyre, duke plagosur burrë e grua.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur ambulanca, ku është bërë e mundur dërgimi i tyre në spital, por fatkeqësisht pronari i dyqanit ka humbur jetën.

Bëhet fjalë për Agim Bucin, 52-vjeç, ndërsa gruaja e tij, Merita Buci 44 vjeçe ka mbetur e plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Express mëson se një person është shoqëruar lidhur me ngjarjen, ndërsa pika të shumta kontrolli janë ngritur nga policia.

Buci, aty ku kishte dyqanin kishte edhe banesën, ndërsa zona është pa ndriçim, çka ka favorizuar që autorët e krimit të arratisen po u kapur nga policia.

“Në rrugën “OSBE”, janë plagosur me armë zjarri në një dyqan shtetasit A. B., dhe M. B., (burrë dhe grua) nga persona ende të paidentifikuar.

Janë ngritur pika kontrolli në çdo rrugë dhe hyrje – dalje të Kamzës e në pika të tjera. Vazhdon krehja e zonës dhe kontrolli i territorit. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit / ve”, thuhet në njoftimin e policisë.

/GazetaExpress/

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/kush-eshte-pronari-i-dyqani-qe-u-vra-ne-tirane-dalin-detaje-te-reja-529011/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz