BallinaLajmeAlketa Vejsiu së bashku me bashkëshorten e Messit në event

Alketa Vejsiu së bashku me bashkëshorten e Messit në event

Të ngjajshme

FITORE! – Kosova në finale të “play-off”,  nuk e bën hesap Sllovakinë, e “shkollon” midis Bratisllave!

Kosova ka shënuar fitore historike kundër Sllovakisë në Bratisllavë. “Dardanët”...

Shqipëria nuk ia del, mposhtet nga Polonia

Shqipëria nuk ka arritur të kaloj në finale të...

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Kosova ka vazhduar ëndrrën për Kualifikim në Kupën e...

Mediat serbe hapin të pame, pasi që Kosova plandosi Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në...

Alketa Vejsiu është një nga figurat që ka rezistuar gjatë në ekranin shqiptar, shkruan GazetaBlic.

Ajo gjithmonë është vlerësuar për punën e palodhshme, duke sjellë kështu programet më të mira në Shqipëri.

Duke filluar nga “X Factor Albania”, më pas me “Dance with me”, e duke vazhduar tani me “Nën kurthin e Piter Pan”, të gjitha këto të drejtuara nga Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka.

Alketa Vejsiu

Tashmë ajo është kthyer në një nga figurat më me peshë në ekranin shqiptar.

Së fundmi, ajo ka udhëtuar drejt Spanjës, më saktë në Barcelonë, nga ku dhe po publikon imazhe të ndryshme.

Por, shkuarja e saj ishte pikërisht për një event të mbajtur atje, e ku prezente ishte dhe bashkëshortja e njërit prej futbollistëve më të mirë në botë, Lionel Messi.

Është Alketa Vejsiu ajo që ka publikuar pamje në InstaStory, ku shohim bashkëshorten e Messit, Antonella Roccuzzo, teksa po kalon në tapetin e kuq të eventit të mbajtur nga disejnatorja e njohur Rosa Clara.

© Alketa Vejsiu [Instagram]

Ndryshe, Alketa Vejsiu ka kohë që ka lënë muzikën, duke iu përkushtuar tërësisht moderimit, edhe pse shpeshherë ajo kërkohet nga ndjekësit e saj që t’i rikthehet muzikës, por shpesh e shohim vetëm kur këndon këngët e këngëtarëve tjerë gjatë programeve televizive që ajo sjell në Shqipëri.

Moderatorja e njohur gjithashtu është akuzuar shpesh për ndërhyrjet kirurgjike në fytyrë, por që ajo vet deri tani nuk e ka pranuar të ketë bërë një gjë të tillë, edhe pse po të kthehemi pas në kohë ndryshimi duket qartë.

Alketa ka vite që është martuar dhe gjithmonë me fanatizëm ka mbrojtur atë, më saktë fëmijët e saj, fytyrat e të cilëve ajo nuk i prezanton asnjëherë në publik.

Nicol dhe Lionel janë dy fëmijët e moderatores së njohur shqiptare./GazetaBlic

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz