back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeTahiri: EULEX-i shkon më 15 qershor, pikëpyetje mbetet qëndrimi i njësisë së...

Tahiri: EULEX-i shkon më 15 qershor, pikëpyetje mbetet qëndrimi i njësisë së policisë speciale

Të ngjajshme

Bashkëpunëtorja e Shemit vjen me një dedikim prekës pas vdekjes së këngëtarit

Këngëtari i njohur Shemsi Krasniqi- Shemi i grupit “Ilirët”,...

Takimi Osmani–Landau, në qendër dialogu Kosovë-Serbi dhe bashkëpunimi mes palëve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u takua me Zëvendës...

Xhavit Haliti, i vetmi nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së që garon për deputet

Xhavit Haliti është një nga themeluesit e UÇK-së. Pas...

Abdixhiku nga Dragashi: Familja është pasuria më e madhe kombëtare e Kosovës

Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës në...
- Advertisement -

21:07 – Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se misioni i Bashkimit Evropian për sundim të ligjit dhe siguri, EULEX, do të largohet nga Kosova më 15 qershor.

- Advertisement -

Megjithatë, ka konfirmuar se në vend ka gjasa të mbetet njësia e policisë speciale të EULEX-it. Sipas Tahirit, kjo njësi do të jetë më shumë e fokusuar në veri të vendit.

“Nga 15 qershori, s’do të ketë prokurorë e as gjyqtarë. Jemi duke e diskutuar për njësinë e policisë speciale. Nuk besoj që bëhet sepse të gjitha obligimet në raport me Gjykatën Speciale do t’i përmbushim si institucione. Kemi vullnet edhe mundësi që të bashkëpunojmë. Është gjykatë e krijuar me ligjet tona. Është parë më shumë për çfarëdo problemi që mund të jetë mes komuniteteve. Por e shoh të panevojshme sepse kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm të policëve mes komuniteteve shumicë dhe joshumicë”, është deklaruar Tahiri në Puls të KTV-së.


Tahiri ripërsërit se asnjë zyrtar me aktakuzë nuk duhet të mbajë pozitë zyrtare

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka përsëritur deklaratën se nëse ndaj një zyrtari shtetëror ngrihet aktakuzë, ai duhet të japë dorëheqje.

Këtë e ka lidhur me dy rastet e fundit, ku janë ngritur aktakuza për ministrat Pal Lekaj, për korrupsion për periudhën sa ishte kryetar i Gjakovës, dhe Besim Beqaj në rastin “Pronto”. Më herët, aktakuzë ishte ngritur edhe për ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

“Për ta ka pretendime për vepër penale. Për Beqajn, s’ka të bëjë me korrupsion, por për çështje tjetër. Beqaj s’ka të bëjë me korrupsion por për çështje tjera. Me Kodin aktual të procedurës penale nuk parashihet konfirmim i aktakuzës. Megjithatë, e kemi një vërtetim në seancën e parë ku paraqiten argumentet dhe më pas vendoset nëse ka elemente për vazhdim të gjykimit. Nëse vazhdon, e konsideroj se nuk duhet të qëndrojë asnjë zyrtar në pozitë”, ka deklaruar Tahiri.

Arton Demhasaj nga “Çohu” ka thënë se tash për tash gjithçka mbetet çështje e vullnetit personal për lënie të detyrës zyrtare. Ai këtu ka përfshirë edhe kryetarin e Istogut, Haki Rugova, që vjen nga radhët e LDK-së, ndaj të cilit ditë më parë u ngrit aktakuzë për konflikt interesi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz