back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeGruaja rrëzohet në tokë pasi goditet nga një qen që “bie nga...

Gruaja rrëzohet në tokë pasi goditet nga një qen që “bie nga qielli” (Video)

Të ngjajshme

- Advertisement -

Disa pamje të publikuara në internet thuhet se tregojnë momentin kur një qen “bie nga qielli” dhe rrëzon një grua pasi e godet në kokë.

- Advertisement -

Siç edhe mund të shihet në video, përcjell Telegrafi, gruaja goditet derisa ishte ecur drejt një ndërtese.

Siç thuhet në përshkrimin e videos, ajo është lënë krejtësisht e palëvizshme në dysheme, ndërsa kafsha ngrihet dhe largohet nga aty.

Femra e lënduar thuhet se vuajti tronditje dhe një dëmtim të rëndë të qafës, për çka është dërguar edhe në spital.

Aksidenti bëhet e ditur se ka ndodhur më 15 prill në rrethin e Baiyunit të Guangzhou, Kinë.

Ndërkohë një grua që mbante një foshnjë mund të shihet duke ecur përpara femrës së lënduar dhe ka mbetur e tronditur nga incidenti.

Ajo kthehet papritmas për të kontrolluar gruan e lënduar.

Policia lokale nuk ka zbuluar se në nga cila dritare qeni ka rënë, por po e trajton incidentin si një aksident. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz