back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaLajmePDK me probleme të mëdha, kjo figurë shumë e votuar drejt largimit...

PDK me probleme të mëdha, kjo figurë shumë e votuar drejt largimit nga partia

Të ngjajshme

Shahin Dervishaj nr.77- Skenderaj është zemra e PDK së (FOTO)

Në një mbrëmje të mbushur me emocione, krenari dhe...

Kupa e Afrikës/ Kameruni merr tre pikë ndaj Gabonit

Kameruni ka fituar përballjen ndaj Gabonit, në ndeshjen e...

Përkrahje Masive për Dr. Bashkim Gllarevën, Mjekun e Presidentit Thaçi (FOTO)

Një frymë e fuqishme mbështetjeje dhe besimi po mbizotëron...
- Advertisement -

PDK-ja ka filluar zgjedhjet e brendshme në parti por sinjalet e para të pakënaqësive kanë filluar të dalin.

- Advertisement -

Një nga qytetet më të rëndësishme elektorale të PDK-së është Prizreni ku siç mësohet ka mjaft pakënaqësi brenda degës atje për mënyrën si po menaxhohet ky proces dhe të tjera iniciativa partiake.

Indeksonline ka mësuar nga burimet e saj se kjo situatë ka ndikuar që grupi më i madh parlamentar në KK të Prizrenit, PDK-ja të dobësohet meqë njëri prej asamblistëve më të votuar në këtë parti, Shkodran Kryeziu të largohet nga ky subjekt.

Sipas burimeve, ai do të jetë asamblist i pavarur në Kuvendin Komunal dhe nuk do ti bashkohet asnjë subjekti politik por në zgjedhjet lokale është në mesin e 5 asamblistëve më të votuar në nivel të Kosovës me diku rreth 1 mijë vota.

Vetë Kryezi nuk ka dashur as ta konfirmoj e mohoj largimin duke thënë se “gjithçka do të dihet në ditët në vazhdim”.

PDK-ja i humbi zgjedhjet lokale në Prizren pas gati 10 vitesh qeverisje në një garë shumë të ngushtë me rreth 280 vota diferencë./Indeksonline/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz