back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeNë Likoc të Skenderajt, nderohen mjeshtrit e armëve të UÇK-së (FOTO)

Në Likoc të Skenderajt, nderohen mjeshtrit e armëve të UÇK-së (FOTO)

Të ngjajshme

Me një ceromoni të veçantë është bërë zbulimi i pllakës në objektin, ku janë rregulluar shumë armë të luftëtarëve të UÇK-së që gjindet pranë Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së në Likoc të Skenderajt, transmeton Drenica Press.

Me këtë rast kryetari i OVL të UÇK-së, Hyni Gucati para shumë figurave të njohura të politikës e të luftës ka ndarë mirënjohje për mjeshtrit e armëve të UÇK-së të cilët gjatë gjithë luftës rregullonin armët e ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtar të Kosovës, shkruan Drenica Press.

Ndërsa para të pranishmëve Komandant i UÇK-së, Isa Xhemajli, ka kujtuar Komandantin e UÇK-së Bekim Berishën (Abeja), i cili kishte vizionin të krijonte punëtori të veçantë për të rregulluar armët, ku në këtë objekt ditë e natë ishin të angazhuar dhjetëra përsona të cilët rregullonin armët e ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./DRENICA PRESS/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz