BallinaLajmeMinistria e Uran Ismailit bën hajgare me diabetikët! (Foto)

Ministria e Uran Ismailit bën hajgare me diabetikët! (Foto)

Të ngjajshme

Agim Ademi viziton ”Dardanët” e rinj: Flamuri i Kosovës të valojë në Euro 2027

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka vizituar sonte kampin...

Rruga drejt NATO-s mbetet prioritet për Kosovën

Thuajse tri dekada pas ndërhyrjes së NATO-s, e cila...

Klodi i “çmend” femrat me pamjen e re

Ish-finalisti i Big Brother VIP Kosova, Klodian Mihaj vazhdon...

Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka deklaruar në Vranjë,...

Haliti: Nuk kam emigruar, jam arratisur nga Jugosllavia nën kërcënim për jetë

Xhavit Haliti ka folur për periudhën e arratisjes dhe...

Për dy muaj me radhë, Ministria e Shëndetësisë ka vonuar shpërndarjen e insulinave analoge nëpër Qendra të Mjekësive Familjare.

MSh kishte deklaruar se kontrata është nënshkruar dhe se insulinat do të shpërndaheshin nëpër QKMF, por nuk kishin cekur për asnjëherë të vetme se do të kishte sërish kufizime në sasi.

Indeksonline bën të ditur se gjatë ditëve të javës që po lëmë pas, Ministria e Uran Ismailit ka pajisur QKMF-në në Prishtinë me insulina analoge. Por, diabetikët ato i kanë marrë përgjysmë, jo me numrin e caktuar nga mjeku.

Kjo ka ndodhur edhe muajin e kaluar. Insulinat ndonëse kishin arritur, ato për dy ditë ishin shpërndarë tek diabetikët me sasi normale, kurse menjëherë kishin nisur kufizimet për shkak të sasisë së vogël, shkruan Indeksonline.

Lidhur me shpërndarjen e kufizuar, MSh ishte deklaruar se ka ndodhur vetëm në muajin mars, duke mos paralajmëruar të njëjtën situatë edhe për prill.

“Ministria e Shëndetësisë gjatë muajt mars të këtij viti, për shkak të sasisë së vogël të insulinës analoge, ka qenë e detyruar për të bërë furnizime në sasi të kufizuara, derisa insulinat humane janë shpërndarë sipas kërkesave të institucioneve. Ndërsa për të përmbushur të gjitha kërkesat në afat sa më të shpejtë të mundshëm, MSh ka zhvilluar procedura me afate të shkurtuara për sigurimin e insulinave analoge, është nënshkruar edhe kontrata, derisa nga java e ardhshme e këtij muaji, do të behët furnizimi i rregullt sipas kërkesave të institucioneve edhe me insulinë analoge”, kishte bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë në një përgjigje dhënë për Indeksonline.

Ndryshe, vonesa e shpërndarjes së insulinave analoge (Novomix e Novorapid) rrjedhë që nga muaji janar, ndërsa insulinat humane janë shpërndarë në kohë të rregullt.

Insulinat analoge janë më të kërkuarat nga diabetikët, kurse janë edhe më të shtrenjtat për t`u blerë./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz