back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaLajmeInvestim i gabuar, pista e biçikletave u ndërtua nën ujë

Investim i gabuar, pista e biçikletave u ndërtua nën ujë

Të ngjajshme

Reali me Alonson fiton edhe me 10 lojtarë në fushë, e mposht Marseille

Real Madrid ka nisur me këmbë të mbarë edicionin...

Spektakël golash në Torino: Juventusi dhe Dortmundi ndajnë pikët me barazim dramatik 4-4

Në një mbrëmje të çmendur në “Allianz Stadium”, Juventusi...

Trump dhe Melania mbërrijnë në Britani për vizitën e dytë shtetërore

Presidenti i ShBA’së, Donald Trump, dhe Zonja e Parë...

Gucati: Dëshmia e James Rubin riktheu procesin në binarë

Dëshmia e ish-diplomatit të lartë amerikan, James Rubin, e...

Shembulli më i qartë se si paratë e taksapaguesve shqiptarë i merr uji: pista e biçikletave rreth liqenit të Seferanit në Belsh, e ndërtuar një vit më parë, tashmë është kthyer në një pistë noti, pasi rreth 500 metra të saj janë mbuluar nga uji.

Kjo pistë u ndërtua nga qeveria shqiptare, e cila synonte ta kthente këtë zonë në destinacion turistik. Por duket se ata që e ndërtuan pistën, nuk llogaritën nivelin e ujit.

“Niveli i gjolit ka qenë më lart. Rruga është bërë gabim, duhet të ishte bërë më lart sepse hyn në ujë”, tregojnë banorët.

Sipas banorëve të zonës, niveli maksimal i Liqenit të Seferanit është rreth 70 cm më lart, por askush nuk ka marrë mendimin e tyre përpara se disa dhjetëra milionë të përfundonin në ujë.

Investimi është i ndarë në tre lote, ndërkohë që ka përfunduar vetëm loti i parë. Projekti parashikon vijimin e pistës së çiklizmit turistik, ndërtimin e njësive akomoduese dhe amfiteatrin.

Top Channel

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz