back to top
Thursday, September 18, 2025
BallinaLajmeSuspendohet një polic në veri të Mitrovicës

Suspendohet një polic në veri të Mitrovicës

Të ngjajshme

Moore: Kosovës iu bë presion për themelim të Speciales për shkak të disa shqetësimeve

Ish-diplomati amerikan Jonathan Moore, sonte në Rubikon shpalosi detaje...

Totaj: Investuam në qytet e fshat, tani koha për projekte të mëdha

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, vizitoi sot disa...

Spektakël në Anfield, Liverpool fiton në frymën e fundit Atletico Madrid

Liverpool ka regjistruar një fitore dramatike 3-2 ndaj Atlético...

Rikthehet Atletico, e befason Liverpoolin me gol në 10 minutat e fundit të ndeshjes

Atletico e ka barazuar rezultatin ndaj Liverpoolit në Ligën...

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) sot në orët e hershme të mëngjesit ka pranuar një informacion lidhur më përfshirjen e dy zyrtarëve policorë në një incident në mes njëri tjetrit.

Pas pranimit të informacionit hetuesit e IPK-së kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes në rrugën “Lole Ribara”në një lokal në Mitrovicën e Veriut ku kishte ndodhur edhe incidenti.

Hetuesit kanë ndërmarrë disa veprime hetimore kurse rasti nga prokurori kujdestar është cilësuar si sulm ndaj personit zyrtar dhe lëndim i rëndë trupor.

Në bazë të informacioneve të para, si pasojë e këtij incidenti njëri nga zyrtarët policorë ka pësuar lëndime të rënda trupore (frakturë në hundë) dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Si pjesë e procedurave administrative, krahas hetimit penal që po zhvillohet, njëri nga zyrtarët policorë është suspenduar për 48 orë.

Hetuesit e IPK-së do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriqimit të plotë të këtij rasti dhe motivit të incidentit në konsultim me prokurorin kompetent.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz