Nuset e Xhakajve bashkë me vjehrrën në Dubai Dy vëllezërit e famshëm Taulant dhe Granit Xhaka kanë arritur t’i bëjnë shqiptarët krenarë me sukseset e tyre në fushën futbollit.
Ata jo pak herë janë bërë temë edhe në mediat rozë, lidhur me jetën e tyre private.
Graniti është i martuar me Leonita Lekaj, kurse Taulanti në janar të këtij është fejuar me Arbnora Nuredinin.
Parteneret e dy futbollistëve të famshëm së fundmi kanë udhëtuar për pushime në Dubai bashkë me vjehrrën e tyre dhe duket se po kalojnë kohë shumë të mirë së bashku.
Është, Leonita ajo që në InstaStory ka publikuar disa video ku shfaqet pranë vjehrrës dhe kunatës së saj, Arbnorës duke u argëtuar në veturë ne muzikë popullore.