back to top
Saturday, September 20, 2025
BallinaLajmeBanorët e Emshirit rrezikojnë jetën duke kaluar rrugën (Video/Foto)

Banorët e Emshirit rrezikojnë jetën duke kaluar rrugën (Video/Foto)

Të ngjajshme

Rruga që të çon nga Rrethi i Flamurit për në Veternik të Prishtinës është njëra prej rrugëve më të rrezikshme për kalimin e qytetarëve. Ndonëse ekziston nënkalimi në këtë pjesë, qytetarët zgjedhin të kalojnë mbi pengesa të rrugëve për të arritur më shpejt në destinacionin e caktuar. Gjatë ditës me këtë rrezik përballen mijëra persona.

Ekipi i Indeksonline ka qëndruar në këtë pjesë, për të parë lëvizjen e qytetarëve dhe rrezikun me të cilin ata përballen gjatë kalimit të kësaj rruge.

Numri i kalimtarëve ishte jashtëzakonisht i madh, ndërkaq problematikë tjetër ishte edhe ndalesa e autobusëve në vend të papërshtatshëm, gjë që edhe më shumë e vështirësonte komunikacionin.

Indeksonline për këtë problematikë ka pyetur zyrtarët e Komunës së Prishtinës, por të njëjtit kanë qenë të pa qasshëm siç ndodhë zakonisht.
Ndërkaq, zëvendësministri i infrastrukturës, Rexhep Kadriu, ka thënë për Indeksonline se për shkak të reshjeve atmosferike në atë pjesë kanë ndërprerë punimet. Ndërsa, ai ka treguar se MI është në fazën e projektimit të nënkalimeve, së bashku me komunën e Prishtinës.


“Rruga e Veternikut është nën menaxhimin e MI-së. Gjatë reshjeve të shiut në fundvit kemi pas rrëshqitje të murit mbrojtës dhe kemi ndërpre punimet në atë segment. Hapat që kemi marr si MI, kemi formuar një komision vlerësues të gjendjes dhe raporti thotë se ka pas nguti në fillim të këtij projekti pa një studim paraprak për shkak të natyrës së përmbajtjes së dheut dhe ne kemi filluar fazën e Riprojektimit dhe Projektimit të nënkalimeve dhe në koordinim me komunën e Prishtinës do ta bëjmë edhe nënkalimin e rrugës “A”, ka thënë Kadriu.

Një nënkalim tjetër është tek rruga nga rrethi për në Dardani, i cili po ashtu do të ishte zgjidhje për sa kohë mungon një opsion tjetër, por qytetarët përsëri zgjedhin rrezikun në vend të sigurisë./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz