BallinaLajmeXhavit Haliti: “Çka ka me sqaru me Antonin? Kush është Anton Quni?

Xhavit Haliti: “Çka ka me sqaru me Antonin? Kush është Anton Quni?

Të ngjajshme

Aksion antidrogë në Suharekë: Sekuestrohet heroinë, dy të dyshuar në pranga

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar një aksion i...

Ymeri kritikon Kurtin për menaxhimin e çmimeve: Qeveria nuk po ndërhyn në kohë

Analisti Visar Ymeri ka kritikuar qeverisjen e Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti lidhur me...

Lewandowski shpjegon pse nuk po i godet penalltitë te Barça

Nëse ka një ndryshim te Barcelona këtë sezon, ai...

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës që vije nga rradhët e PDK-së, Xhavit Haliti, gjatë ditës së martë kishte pasur një debat të ashpër me deputetin e LDK-së, Anton Qunin, lidhur me akuzat që ky i fundit i kishte bërë një natë më parë, ku sipas tij, Haliti kishte keqpërdorur rreth tetë milionë marka gjatë qeverisjes së Bujar Bukoshit.

I pyetur nga lajmi.net, se nëse janë sqaruar debatet në Kuvendin e Kosovës me Anton Qunin, si dhe për mundësinë që ky i fundit në një farë mënyre të rifillojë akuzat e tij për të njëjtën çështje, Haliti u përgjigj.

“Çka ka me sqaru me Antonin? Kush është Antoni? Unë nuk e di, ai edhe mund të vazhdojë mirëpo nuk ka kurrfarë debati me ba”.

Ndryshe, seanca e së martës në Kuvendin e Kosovës filloi me një kundërpërgjigje të Xhavit Halitit ndaj akuzave të deputetit të LDK-së, Anton Qunit, një natë më parë në një debat televiziv se Haliti kishte marrë mbi tetë milionë euro gjatë kohës së qeverisjes së Bujar Bukoshit.

Seanca vazhdoi në të njëjtat tensione ku pas disa polemikave mes dy protagonistëve të këtij debati, Haliti si kryesues i seancës nuk i’a dha fjalën Anton Qunit, veprim ky që nxiti këtë të fundit të afrohet afër foltores së Kuvendit dhe të sqarohet privatisht me Halitin. Aty afër ishin edhe deputetët e LDK-së.

E pas seancës, Anton Quni, deklaroi për lajmi.net se do ta shfrytëzojë rastin në seancën e rradhës në deklarimet jashtë rendit të ditës që ta përfundoj fjalimin e tij.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz