BallinaDrenica +Drenica SportTrajneri i Drenicës ndjen keqardhje për tifozët, thotë se kjo ishte forca...

Trajneri i Drenicës ndjen keqardhje për tifozët, thotë se kjo ishte forca jonë

Të ngjajshme

Kryeprokurori e konfirmon vrasjen e një personi në Podujevë

Një person është vrarë mbrëmjen e së dieles në...

“Zoti i vraft”, reagon ashpër Shkurte Fejza

Videot me ‘AI’ janë bërë të shpeshta, sidomos kur...

Vetura godet për vdekje një këmbësor në Prizren

Sot rreth orës 18:30 në fshatin Piranë të Prizrenit...

Tragjedi në Piranë të Prizrenit, vdes këmbësori 81-vjeçar pasi u godit nga vetura – policia jep detaje

Një aksident ka ndodhur në magjistrlaen Prizren-Gjakovë, në fshatin...

Drenica nuk ka arritur të kualifikohet në finale të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll, pasi sot barazoi 0:0 në Gjakovë me Vëllaznimin, ndërsa në Skenderaj skuadrat patën barazuar 1:1.

Trajneri i Drenicës, Sadat Pajaziti, është shprehur i zhgënjyer vetëm për një arsye.

“Jam i zhgënjyer vetëm për shkak se nuk arritëm t’i shpërblejmë tifozët tanë, të cilët na kanë përkrahur vazhdimisht”, ka thënë Pajaziti për Super Sport.

Ndërsa, sa i përket ndeshjes së sotme, ai tha:

“Te futbollistët u pa dëshira e madhe për kualifikim. Ata e dhanë maksimumin në fushën e lojës, krijuan raste, por nuk arritëm t’i konkretizojmë. Kjo ishte forca jonë. Edhe njëherë, më vjen keq që i zhgënjyem tifozët, sepse kam besuar që sivjet do ta sjellim Kupën në Skenderaj”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz