Kombinimet e “çmendura” të ngjyrave janë ato që do ju nxjerrin nga rutina e stilit të mërzitshëm. Ndonëse çdo ditë mund ta ndërroni outfitin, sërish do ju duket sikur visheni po njësoj ! Kjo, sepse mund të ndërroni xhinset dhe bluzën, por jo stilin! Nuk guxoni me ngjyrat, me printet, me pëlhurat ! E keni vështirë të hiqni dorë nga pambuku e xhinsi, pardesytë rrinë varur në garderobë dhe ju nuk hiqni xhaketën e lëkurës nga trupi ! Këpucët me taka rrinë në dollap vetëm sepse çdo ditë nuk është e “përshtatshmja” për t’i veshur ato !

Fotogaleria e mëposhtme do t’ju frymëzojë, do t’ju nxisë të mirëprisni pranverën në garderobën tuaj! Kombinimet e mëposhtme të ngjyrave mund t’ju duken të çmendura, por do i dashuroni me shikim të parë dhe do të thoni me vete: Si ka mundësi që nuk na ka shkuar më parë në mendje!




