back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaLajmeStudentët kërkojnë që afati i prillit të jetë me dy provime, të...

Studentët kërkojnë që afati i prillit të jetë me dy provime, të enjten merret vendimi!

Të ngjajshme

Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka dorëzuar në Senatin e UP-së kërkesën që në afatin e prillit studentët të mund t’i paraqesin nga dy provime.

Parlamenti studentor ka njoftuar se këtë kërkesë e ka bërë moti, por se presin që të enjten të marrin një përgjigje definitive a do t’u pranohet ajo, shkruan Indeksonline.

“Parlamenti i UP-së ka bërë kërkesën që afati i prillit të jetë me dy provime. Kjo kërkesë është bërë shumë më parë, akoma pa hap afati por për arsye që Rektorati nuk ka organizuar mbledhje të senatit, kjo kërkesë ka qëndruar në sirtarë. Prandaj këtë të enjte më në fund do mbahet një mbledhje ku presim që kjo kërkesë të realizohet”, thonë në këtë organizatë. /Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz