back to top
Friday, December 26, 2025
BallinaLajme12 vjeçarja e zhdukur në Mitrovicë, u gjend mbrëmë nga Policia në...

12 vjeçarja e zhdukur në Mitrovicë, u gjend mbrëmë nga Policia në Fushë Kosovë

Të ngjajshme

Në prag të vitit 2026: Disa vendbanime në Drenas pa rrymë për më shumë se 24 orë

Pas ankesave të shumta nga qytetarët, Kryetari i Komunës...

50-shi i LDK-së: Mobilizim e përkrahje gjithandej Republikës

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Fadil Aliu...

Shifrat alarmante: Mbi 90 mjekë dhe 192 infermierë lëshuan Kosovën vetëm në 2025

Edhe në vitin 2025 ka vazhduar ikja e profesionistëve...

Rusia sulmon veriun e Ukrainës, një i vdekur dhe 10 të plagosur

Një grua 80-vjeçare ka humbur jetën sot në Çernihiv,...

Familja e Thaçit ngushëllon Familjen Mustafa për vdekjen e babait të Salih Mustafës

Familja e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili së bashku...
- Advertisement -

Policia në orët e mbrëmjes së djeshme ka gjetur 12 vjeçaren, e cila ishte raportuar në mëngjesin se ishte zhdukur.

- Advertisement -

Sipas policisë, rastin e kishte lajmëruar babai i saj dhe se pas hetimeve policore, ata ishin arritur ta gjejnë të miturën në qytetin e Fushë Kosovës, transmeton Indeksonline.

Ky është njoftimi i tyre:

“Rreth orës 12:00 të datës 16 prill 2018, në stacionin policor ‘Jugu’ në Mitrovicë, nga ana e ankuesit në cilësi të prindit është raportuar rasti i zhdukjes se vajzës së tije 12 vjeçare. Sipas të dhënave të para të deklaruara nga ankuesi, thuhej se nga ora 7:00 e mëngjesit vajza kishte dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollë, ndërkohë ankuesi (prindi) kishte kuptuar se vajza e tij nuk ndodhej në shkollë.

Hetuesit policorë, bazuar në deklaratën e ankuesit–prindit, kanë njoftuar prokurorin e çështjes, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet dhe të fillojnë hetimet në kërkim për person i zhdukur.

Hetimet policore në kërkim të vajzës së mitur, bazuar në të dhënat dhe përshkrimin e bërë nga vetë prindi janë bashkërenduar me të gjitha rajonet policore të shpallur në kërkim në nivel vendi, ndërsa pas disa orë angazhimi në orët e mbrëmjes e mitura vajza 12 vjeçare është gjetur në qytetin e Fushë Kosovës.

Rasti është duke u trajtuar sipas procedurave, në bashkëpunim me mbrojtësin e viktimave dhe zyrtarë të Qendrës për Shërbime Sociale.”/Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz