BallinaLajmeDaçiq habitet pse NATO nuk flet si Pacolli për Marko Gjuriqin

Daçiq habitet pse NATO nuk flet si Pacolli për Marko Gjuriqin

Të ngjajshme

KFOR-i tërheq me sukses një mjet të pashpërthyer në Ferizaj

Në rrugën “Musli Sojeva” në Ferizaj, gjatë pasdites të...

​Parashikimi i motit për sot

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht...

Ibrahimi: Pa rishikim të buxhetit, komunat s’mund t’i realizojnë projektet e planifikuara

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka ritheksuar domosdoshmërinë e...

Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq ka reaguar rreth deklarimit të NATO’s zyrtare të cilët hyrjen e Marko Gjuriqit në Kosovë më 26 mars e kanë quajtur ilegale.

Daçiq, duke pyetur nëse “hyrja ilegale” është deklaratë zyrtare e NATO-s, kjo, sipas tij, është përpjekje e kahershme për fajësi simetrike “të gjithë jemi nga pak fajtorë”.

Më pas ai e ka “qortuar” Aleancën ushtarake veriatlantike për cilësimin e aksionit të policisë së Kosovës, transmeton Koha.net.

Të dielën ishte njoftuar se NATO kishte lavdëruar veprimin e njësisë speciale të Kosovës në Mitrovicë kur ishte arrestuar e më pas liruar drejtori i Zyrës për Kosovën Marko Gjuriq.

Daçiq është habitur me këtë kualifikim duke bërë krahasimin e deklaratës së ministrit të Punëve të jashtme të Kosovës Behgjet Pacolli dhe zyrtarëve të NATO-s për rastin.

“Pasi Pacolli ka thënë se i vjen turp çfarë i kanë bërë Marko Gjuriqit, nuk e di pse kështu nuk ka thënë edhe NATO”, citon “blic i Beogradit të ketë thënë Daçiq.

Ai pasi ka përkujtuar se gjatë bisedimeve në Bruksel ka pasur garanci se forcat të armatosura nuk mund të futen në veri pa lejen e KFOR-it dhe pa njoftimin e kryetarëve të komune verore, Daçiq ka thënë:

“Kjo dhe kështu nuk ka ndodhur. Këtë vërejtje edhe e kemi bërë pas arrestimit të Marko Gjuriqit më 26 mars”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz