Tritol makinës së mësueses së anglishtes në Patos. Persona ende të paidentifikuar e kanë vendosur lëndën eksplozive në pjesën e përparme të automjetit, duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Sipas burimeve nga Policia, shpërthimi me lëndën eksplozive ndodhi rreth orës 01:30 të së hënës në lagjen “1 Maj” të qytetit të Patosit ku si pasojë e shpërthimit është djegur pjesërisht mjeti tip “Nissan”.
“Kjo ngjarje është e përsëritur pasi mësueses Eriselda Agalliu i është djegur edhe një makinë tjetër tip ‘Lancia’, 5 muaj më parë”, bënë të ditur burime nga grupi i hetimit. Policia tha në atë kohë se ishte një shkëndijë elektrike që e përfshiu në flakë automjetin, por rasti i djeshëm ka bërë që blutë t’i rikthehen edhe asaj ngjarjeje’ e cila ka dyshime të ketë lidhje me shpërthimin./lapsi/



