Ministrja e Drejtësisë së Serbisë, Nela Kuburovic ka shprehur shqetësimin e saj se Gjykata Speciale për krime të luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në të cilën insiston në BE, do të mbetet “një letër e vdekur”.
Ajo ka thënë se aktakuzat janë paralajmëruar shumë herët për drejtuesit e UÇK-së dhe sipas saj, deri më tani nuk po ndodhë asgjë.
“Nuk jam e sigurt se sa kjo gjykatë për drejtuesit e UÇK-së do të jetë në gjendje që të mbijetojë, sepse aktakuzat janë paralajmëruar shumë më herët dhe asgjë nuk po ndodh”, ka thënë Kuburoviq, shkruan KontaktPlus, transmeton Indeksonline.
Tutje, ajo përmed edhe misionin e EULEX-it, duke thënë se kanë njoftuar se do ta reduktojnë misionin dhe të njëjtit do të largohen tërësisht nga sistemi i drejtësisë.
“Për më tepër, EULEX-i njoftoi se do të zvogëlojë misionin e saj dhe do të largohet tërësisht pjesën që ka të bëjë gjyqësorin”, thotë ministrja Kuburović. /Indeksonline/