back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeKurti ndërlidh sulmin në Siri me luftën në Kosovë

Kurti ndërlidh sulmin në Siri me luftën në Kosovë

Të ngjajshme

- Advertisement -

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar pas sulmeve ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe dhe Francës, në Siri pas përdorimit të armëve kimike ndaj popullit sirian nga Bashar Al-Assadi.

- Advertisement -

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se ndërhyrja në Siri ishte e nevojshme, shkruan Indeksonline.

Lexoni postimin e Kurtit:

Duam paqen, e nuk gëzohemi për asnjë luftë, mirëpo agresioni mizor ndaj civilëve nuk mund të na lërë indiferentë, sidomos neve që e kemi parë e pësuar vetë, në Kosovën tonë. Dëshira jonë do të ishte zgjidhja përmes rrugëve paqësore, përmes diskutimit e bashkëpunimit, por etja e diktatorëve për pushtet nuk i lejon këto. Prandaj ishte e nevojshme ndërhyrja, së paku për t’i ndalur kapacitetet e tyre luftarake që po i përdorin për të masakruar popullin e vet.

Urojmë që të marrë fund sa më shpejt katastrofa njerëzore në Lindjen e Mesme, dhe shpresojmë, me sa më pak viktima. Diktatorët duhet të lëshojnë udhë – e vetmja mënyrë e politikëbërjes kombëtare e ndërkombëtare duhet të jetë demokracia sepse ajo i bën popujt sovranë. /Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz