Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një postim në facebook e ka konfirmuar se Bejtush Gashi do të jetë ministër i ri i Punëve të Brendshme.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një postim në facebook e ka konfirmuar se Bejtush Gashi do të jetë ministër i ri i Punëve të Brendshme.
Haradinaj ka thënë se Gashi do t’i sjellë qeverisjes një përvojë më të madhe.
Emërimi i Gashit erdhi pas shkarkimit të Flamur Sefajt në këtë post.
Postimi i plotë nga Haradinaj:
Nominova sot Bejtush Gashin, ministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Bejtush Gashi ka qenë zëvendësministër në MFSK dhe është doktor shkence, si dhe ligjerues në fushën e sigurisë. Ai i sjell qeverisjës së vendit një cilësi të re dhe një përvojë të madhe në këtë fushë të rëndësisë së veçantë për vendin.
Ministrit të ri i dëshirova suksese në detyrën e tij dhe i premtova mbështetjen time të plotë, në shërbim të zbatimit të ligjit dhe të sigurisë publike në Kosovë.

