BallinaLajmeMinistri i Jashtëm francez zbulon intervenimin për Gjuriq

Ministri i Jashtëm francez zbulon intervenimin për Gjuriq

Të ngjajshme

Protesta në Shqipëri/ Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës, rrethohet nga truprojat

Sali Berisha ka braktisur protestën e opozitës, pasi është...

Roma i jep fund krizës së rezultateve, merr fitore ndaj Lecces

Roma e ndërpreu një seri prej pesë ndeshjesh pa...

Incident i rëndë në Podujevë, dyshohet për një të vdekur

Një incident i rëndë ka ndodhur gjatë pasditës së...

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, ka thënë se Franca ka bërë ndërhyrje të menjëhershme për incidentin e 26 marsit kur Marko Gjuriç u arrestua në Mitrovicën e veriut.

“Franca ka ndërhyrë menjëherë, ambasadori ynë në Kosovë menjëherë ndërhyri për Gjuriçin”, ka thënë Le Drian gjatë një konference për shtyp pas takimit me presidentin serb, Vuçiç.

Siç thotë ai për Kosovën dhe Serbinë, “duhet të zgjidhen konfliktet” mes shteteve.

Përveç kësaj, Le Drian thotë se marrëveshjet e Brukselit janë “të mira, duhet të zbatohen dhe të respektohen nga të dyja palët”.

Kujtojmë, se Njësia Speciale e Kosovës më 26 mars në veri të Mitrovicës arrestoi drejtorin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovës, Marko Gjuriç, pasi nuk kishte përfillur refuzimin e kërkesës që i kishin bërë institucionet e Kosovës./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz