Flutura Mazreku, është një vajzë nga Kosova e cila që disa vite jeton dhe vepron në Kanada.
Ajo ka arritur shumë rezultate, duke treguar shpirtin luftarak për të arritur suksese. Duke u krenuar me identitetin e saj shqiptar, ajo viziton shpesh Kosovën por ka edhe takime me përfaqësues nga Kosova dhe Shqipëria.
Sukseset e Fluturës filluan në vitin 2012, ku ajo arriti të bëhet asistente e deputetit të partisë konservatore, Randy Hoback. Në të njëjtën kohë po studionte filozofi dhe juridik në “Universitetin e Otavës”, ku me suksese diplomoi duke e marrë titullin “cum laude”.
Gjatë kohës sa po puntonte në kuvendin e Kanadasë, ndodhi një sulm terrorist. Flutura e kishte përjetuar luftën e fundit në Kosovë, dhe rrjedhimisht tragjedinë në kuvend e kishte përjetuar shumë rëndë. Për këtë gjë kishin raportuar edhe mediat shqiptare.
Ajo po studion magjistraturën në Universiteitn Carleton në Kanada, në drejtimin juridik me temë: “Canada – US Safe Third Country Agreement”. Suksesi i saj nuk ndalet, në të njejtën kohë ajo po punon si asistente/ligjëruese në këtë universitet.
Vajza e sukseseshme nga Kosova, e cila fillet e para të arsimimit i ka zhvilluar në Kosovë ka pasur takime me ambsadorin e Kosovës në Kanada, Lulzim Hiseni dhe ambasadorin e Shqipërisë në Kuvendin e Kanadasë.
Flutura Mazreku kishte arritur të ketë takime me ish-kryeministrin e Kanadasë, liderin e atëhershëm kanadez, Stephen Harper.
Angazhimi i saj nuk ndalet, aktive në studime, shkencë, politikë dhe aktivitete tjera. Në botë ka shumë shqiptarë të sukseshëm dhe kjo duhet të na bëjë krenar. /GazetaIntro/

