Kaosi i trafikut, punimet nëpër rrugë, ndërtimet e shumta, nuk janë problemet e vetme të Prishtinës.
Tashmë banorët e lagjes “Kalabria” po rrezikohen edhe nga ndonjë epidemi si pasojë e mbeturinave të shumta që gjenden te nënkalimi që lidhë këtë lagje me pjesën e Veternikut, si dhe nga urinimi aty, raporton Indeksonline.
Situata e tmerrshme po vazhdon tash e sa muaj, meqë askush nuk merr përgjegjësinë që të dalë e t`i heq mbeturinat që janë mbledhur aty.
Indeksonline ka raportuar edhe herë të tjera për këtë gjendje, por duket se ajo veç ka shkuar duke u bërë më keq.
Më poshtë iu sjellim pamjet e turpit brenda nënkalimit:







