BallinaLajmeZeka i reagon ashpër deputetes së VV-së: Je njësoj si Daçiqi, veç...

Zeka i reagon ashpër deputetes së VV-së: Je njësoj si Daçiqi, veç ti e ai bëni deklarata të poshtra

Të ngjajshme

Thellohet deficiti tregtar, importet shumëfish më të larta se eksportet

Të dhënat e Tregtisë së Jashtme të Mallrave tregojnë...

Sa e pengon Melonin dështimi i reformës në drejtësi?

Reforma e drejtësisë që planifikonte kryeministrja italiane Meloni dështoi....

Afro gjysmë milioni euro për stacionin e policisë në Podujevë (Dokument)

Stacioni policor në Podujevë pritet të marrë një pamje...

Vlora Çitaku kujton ndërhyrjen e NATO-s: Përjetësisht mirënjohës për lirinë e Kosovës

Vlora Çitaku ka kujtuar ndërhyrjen e NATO-s gjatë luftës...

Lens tregohet i “fortë”, refuzon kërkesën e PSG-së për shtyrjen e ndeshjes

Klubi i Lens ka refuzuar zyrtarisht kërkesën e Paris...

​Deputeti i Nismës Social Demokrate, Milaim Zeka, ka reaguar ashpër ndaj deputetes së VV-së Fitore Pacollit. Zeka e quan rren të kulluar atë që deklaroi më parë zyrtarja e VV-së për gjoja se janë dhënë sinjale negative se nuk ka viza as këtë vit për kosovarët.

Zeka e quan turp për Vetëvendosjen se si lejohet një person si Pacolli të shkojë në takime me ndërkombëtarët dhe kësisoj të gënjejë para opinionit.

“Prej A deri në ZH cka ka thon ajo është rren e kullume dhe deklaratë si me kon e pagume, dmth Fitore Pacolli është në linjë absolute me Daçiqin, veç ai dinë më bo deklarata kaq të poshtra sa ajo. Unë këtë shqetësim e kam paraqit edhe te disa deputet të VV’së dhe ju kam thënë se një njeri i tillë jo se ju bën nder juve por është turp i VV’së me çu një njeri të tillë në takim më ndërkombëtarë sepse del e rren e dezinformon opinionin, keqpërdor takimin tonë më dyer të mbyllura, dhe kjo është komplet një diçka që nuk është e vërtetë”, ka thënë Zeka për Express.

Deputeti i Nismës sqaroi se çka saktësisht ka thënë zyra e BE-së në Prishtinë në takimin e sotëm me Komisionin për Integrime.

“Ka thënë se ka sinjale shumë pozitive,  ne do ta hartojmë një raport bashkërisht me deputet dhe do t’ia cojmmë këtë njerëzve të cilët marrin vendime për liberalizimin e vizave dhe do të tregojmë progresin në Kosovë, natyrisht që ka thënë se lufta për korrupsion  duhet të vazhdojë”, ka shtuar Zeka.

Sipas tij, ata në mënyrë absolute nuk kanë thënë se nuk do të liberalizohen vizat. “ përkundrazi po e citoj vetën çka thashë në Komision është se shpresoj që në rastin e krishtlindjeve  në muajin dhjetor qytetarët e Kosovës të lëvizin pa viza, ata kishin mund të më thonin jo nuk është e mundshme, delegacioni i tyne kish mujtë të më demantojë”, sqaroi ai.

Për deklaratat e Pacollit reagoi më herët edhe Blerta Deliu. Kryetarja e Komisionit për Integrime e ka demantuar deputeten e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, për deklarimet e saj se Kosovës as këtë vit nuk do t’i liberalizohen vizat.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz