Wednesday, July 16, 2025
BallinaJetëKurioziteteKeni parë ndonjëherë bukuri të tilla? Ja 15 lulet më të çuditshme...

Keni parë ndonjëherë bukuri të tilla? Ja 15 lulet më të çuditshme në botë!

Të ngjajshme

Në vijim po ju sjellim 15 llojet më të çuditshme të luleve në botë dhe emrat e tyre joshkencore (dhe ato shkencore) me të cilat janë pagëzuar nga njerëzit që jetojnë në zonat ku ato lulëzojnë… apo dhe nga turistët.

15. Fanari kinez (Physalis alkekengi)

bota e luleve15

Fanari kinez është një lule që merr formën e një fanari ndriçues, ndersa është në proces të lulëzmit. Ndoshta, ky emër nuk është kushedi i përshtatshëm për këtë lule, por keshtu quhet.

14. Lule kufoma (Amorphophallus titanium)

bota e luleve14

Lule kufoma çel vetëm një, ose dy herë gjatë një dekade. Aroma që lëshon kjo lule është unikale dhe e padurueshme, sepse ngjan me mishin e kalbur.

13. Rosa fluturuese (Caleana major)

bota e luleve13

Rosa fluturuese është një lule e familjes së orkideve dhe duket m’u ashtu siç dhe e sugjeron emri i saj.

12. Lule balonë (Platycodon)

bota e luleve12

Kjo lule, ndersa është në proces të çeljes duket si balonë që fryhet. Pamja e saj, është vërtetë mahnitëse.

11. Lule laraska (Aquilegia)

bota e luleve11

Dikush e përshkruan si lule të bukur, por ka dhe të tillë që ju duket si lule e frikshme – me pamje laraske apo dhe merimange.

10. Lule papagalli (Impatiens psittacina)

bota e luleve10

Kjo lule mund të gjendet vetëm në disa zona të veçanta në Tajlandë, Burma dhe Indi, ndërkaq pëlqehet nga botanistët për shkak të ngjasimit që ka me papagallin.

9. Aguliçja “Zebra blu” (Primula acaulis “Zebra Blue”)

bota e luleve9

Aguliçja “Zebra blu” është një lule me pamje të çuditshme – një zebër në botën bimore. Dhe, duket se edhe emrin e ka të goditur.

8. Lulehëna (Ipomoea alba)

bota e luleve8

Kjo lule është e bukur dhe nuk do shumë koment. Përkundër formës së çutishme që ka, ajo është thjeshtë magjepsëse.

7. Lule pasioni (Passiflora)

bota e luleve7

Lule pasioni mund të gjendet në SHBA dhe në Azi. Kjo lule është shumë e bukur, prandaj nuk është për t’u çuditur pse pëlqehet kaq shumë.

6. Orkideja fantazmë (Dendrophylax lindenii)

bota e luleve6

Nëse ekziston ndonjë lule që mund të na shkaktojë ankth me pamjen e saj, atëherë, ajo është orkideja fantazmë. Duket sikur të kishte dalë nga ndonjë film horror.

5. Hardhia e lodhur (Strongylodon macrobotrys)

bota e luleve5

Lulja hardhia e lodhur ngjan si një tufë bananesh. Kjo lule rritet në Filipine, ndërsa me pamjen që ka do të mund të përdorej për ndonjë skenë horrori.

4. Pantoflat e zonjës (Cypripedioideae)

bota e luleve4

Lulja Pantoflat e zonjës ka ngjyrë të verdhë/vjollce dhe ngjan sikur të ishte dizenjuar për mbathje. Ndoshta, bebeve edhe mund t’u bie tamam.

3. Sqepi i papagallit (Lotus maculatus)

bota e luleve3

Kjo lule ka një ngjyrë të ndezur portokalli, të kuqe dhe të verdhë. Përkundër pamjes kërcënuese, ajo nuk është fare e rrezikshme.

2. Tricyrtis hirta (Tricyrtis hirta)

bota e luleve2

Brendia e lulës Tricyrtis hirta ngjan si të vinte nga ndonjë planet tjetër. Megjithatë, mos harroni, lulet më të bukura janë lulet e rrezikshme.

1. Lule shahu (Fritillaria)

bota e luleve1

Fritillaria njihet edhe si lule shahu, sepse lulja e saj ngjan me fushën e shahut. 

 

 

/Burimi: Ngjyra.com/

- Advertisement -

Të Fundit