Njerëzit që vuajnë nga lëndime të trurit janë në rrezik të lartë të dementias më vonë gjatë jetës, kështu thuhet në një studim të realizuar në Danimakrë.
Një analizë e 2.8 milionë njerëzve zbuloi se ata që kishin një ose më shumë lëndime traumatike të trurit, kanë 24% më shumë gjasa që të kenë dementian krahasuar me ata që nuk kishin.
Rreziku ishte më i madh tek njerëzit që kishin lëndime në të 20-at e tyre, 63% prej të cilëve kishin më shumë gjasa të preken nga kjo gjendje në një moment në jetën e tyre.
Por ekspertët e pavarur thonë se faktorë të tjerë jetësorë janë më të rëndësishëm.
Dementia, një kategori e sëmundjeve të trurit që përfshin Alzheimerin, prek rreth 47 milionë njerëz në mbarë botën – një numër që pritet të dyfishohet në 20 vitet e ardhshme.
Ky studim i ri i përcolli njerëzit në Danimarkë gjatë një periudhe 36 vjeçare, transmeton Klan Kosova.