Jurgen Klopp u befasua me humbjen e Barcelonës nga Roma.
Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka pranuar se mbeti i befasuar kur u njoftua për eliminimin e Barcelonës nga Roma në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.
Klopp me ekipin e tij po ashtu u kualifikua tutje pasi mposhti Manchester Cityn edhe në ndeshjen e kthimit në Etihad Stadium me rezultat 2:1.
Por, pas takimit, ai mendoi se dikush po bënte shaka kur e njoftoi për rezultatin 3:0 në favor të Romës ndaj Barcelonës.
“Kam menduar se bëhet fjalë për një shaka”, theksoi ai.
“Nuk është se nuk e respektoj Romën, ka një ekip fantastik. Por, nuk e kisha pritur edhe pse e dija se është e mundur”, u shpreh Klopp.