BallinaLajme17-vjeçari i vdekur dhe 18-vjeçari i plagosur rëndë në Suharekë janë familjarë...

17-vjeçari i vdekur dhe 18-vjeçari i plagosur rëndë në Suharekë janë familjarë mes vete

Të ngjajshme

Djaloshi 17-vjecar, i cili vdiq sot në Suharekë, si pasojë e therjes me thikë, gjatë një rrahjeje mes të rinjve, ishte dërguar në Spitalin e Prizrenit pa shenja jete.

Ai kishte marrë plagë vdekjeprurëse me thikë në zonën e gilcës.

“Në orën 14:15 është sjellë personi i gjinisë mashkullore, i lindur më 2001, pa shenja jete. Me lëndim prerës, shpues, në regjionin inguinal, në rrënjën e këmbës (gilca)”, ka bërë të ditur për Gazetën Express, Spitali Rajonal i Prizrenit.

Ndërsa, një djalosh tjetër, 18-vjeçar, i therur në të njëjtin incident, ndodhet ende në sallën e operacionit, pasi ka marrë plagë në zonën e barkut.

Trajtim në Spitalin e Prizrenit kanë marrë edhe dy nga të dyshuarit për vrasjen e B. Muharremaj, pasi gjatë përleshjes kanë mbetur të lënduar lehtë.

Viktima 17-vjeçare, dhe i plagosuri rëndë 18-vjeçar, janë familjarë mes vete. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz