BallinaSportRrëfehet sportisti: Futbolli ia shpëtoi jetën nga masakra e tmerrshme në Gjakovë

Rrëfehet sportisti: Futbolli ia shpëtoi jetën nga masakra e tmerrshme në Gjakovë

Të ngjajshme

Gazeta britanike, ‘The Indepetented’ i ka kushtuar një artikull ish futbollistit kosovar, Genc Hoxhës për vështirësitë e tij në kohët e luftës.

Në këtë artikull Hoxha tregon se si i kishte shpëtuar vdekjes nga çetnikët serb dhe ushtarët rus, vetëm pse e përmendi emrin e Oleg Blokhin (legjendës së futbollit sovietik), shkruan GazetaBlic

Në vitin 1991, u formuar liga e pavarur nga Ish-Jugosllavia.

Futbollistët kosovarë filluan të vuajnë edhe sulme fizike thjesht për t’u përpjekur të organizojnë garat e tyre, shkruhet në artikullin e Indpendented.

Në vitin 1999, Genc Hoxha ishte një nga emrat më të njohur të futbollit në Kosovë. Hoxha u bë i njohur për publikun kosovar në vitet 1980, në kohën kur luante për skuadrën e Gjakovës, KF Vëllaznimin.

Në vitin e parë të pavarësimit të futbollit kosovar, Genc Hoxha u shpall lojtari më i mirë i ligës.

Në atë kohë filloi lufta dhe Hoxha ishte kthyer në Gjakovë për të jetuar me gruan e tij, prindërit, gjyshërit dhe dy fëmijët, në një shtëpi që ndodhej pas stacionit të autobusëve të qytetit.

Pas mesnatës së 28 prillit, familja u zgjua nga gjumi pasi ushtarët serbë thyen derën e shtëpisë së tyre.

Ata dolën jashtë, sikurse një pjesë e madhe e banorëve tjerë të lagjës.

Futbollisti Hoxha nuk pa se çfarë ndodhi me familjen e tij, pasi koka e tij ishte e mbështetur në mur.

Ai për një moment filloi të merrej në pytje nga ushtarët rus dhe në atë kohë Hoxha nuk e dinte shumë mirë gjuhën serbe.

Në pamundësi për t’u kuptuar me ushtarët, Hoxha përmendi emrin e një futbollisti ukrainas.

“Oleg Blokhin,” tha Hoxha.

Legjenda e futbollit ukrainas, Olegh Blokhin

Për një moment ushtarët rus heshtën. Ata ishin të interesuar për të kuptuar se çfarë po dëshiron të thotë Genc Hoxha.

Në atë moment ushtari rus uli armën dhe e mori Hoxhën pas shtëpisë së tij.

“A je futbollist?”, e pyetën ushtarët.

“Po, unë jam një futbollist”, u përgjigj Hoxha dhe në atë moment ushtari rus ndaloi.

“Unë nuk dua të vras ​​një futbollist,” tha ai. “Pra, ndëgjoni mirë se çfarë do të ndodhë. Unë do të gjuaj me armë dy herë në ajër, dhe ju do të rrëzoheni në tokë. Ju do të qëndroni ashtu për 10 minuta. Pastaj do të largoheni nga ky vend”, i tha ushtari Hoxhës.

Për një moment Hoxha qëndroi i heshtur. “A s’mundem t’i bashkohem familjes?”, tha ai me qetësi.

“Nëse doni të jetoni, ju do të bëni pikërisht ashtu siç them unë,” u përgjigj ushtari.

Më pas ai shtiu me armë dy herë dhe u largua. Hoxha veproi ashtu siç ushtari i tha duke u rrëzuar në tokë.

Pas pak minutash një ushtar serb dhe një rus biseduan pak për situatën, gjë që u dëgjua nga Hoxha.

“A u kry?, pyeste ushtari serb. “Po”, u përgjigji ai rus, pastaj ata u larguan.

Pas gjithë kësaj Hoxha shpëtoi i gjallë dhe pas disa orëve, ai shkoi tek një komshi i tij i cili ishte gjithashtu futbollist.

Të gjitha shtëpitë ishin në flakë, teksa ai po ecte në rrugët e Gjakovës, shkruhet në artikullin e ‘The Indepented’.

“Gjithçka rreth nesh po digjej, por në vazhdonim të ecnim. Nuk po shkonim askund. Vetëm përpiqeshim të qëndronim të gjallë, duke pritur që serbët të kthehen”, tha ai për Indepented, përcjellë ‘GazetaBlic’.

Deri në orën 3 të mëngjesit, tre orë pasi masakra kishte filluar, serbët e fundit kishin ikur nga Gjakova.

Pas disa orëve, komshitë e mi erdhën më morën dhe më thanë se duhej të shkoja me ta, shjepgon Genci.

“Më çuan në një vend ku kishte shumë njerëz dhe atje ishin bashkëshortja ime dhe fëmijët. Të gjithë qanin. Ishte shumë emocionuese. Pas kësaj morëm kamionët dhe u larguam nga Kosova për në Shqipëri”, përfunon Hoxha.

Vlen të theksohet se sot Genc Hoxha është ndihmës trajner i Përfaqësueses së Kosovës.

Kjo masakër e Gjakovës besohet se ishte një nga më të mëdha që ndodhën në luftën në Kosovë.

‘The Indepented’ gjithashtu ka shkruar shumë edhe për futbollin kosovar gjatë viteve 1990-2018, ku tregon se shpresa e kosovarëve nuk ka vdekur./GAZETABLIC/

Përktheu: Lorik Jashanica.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz