BallinaLajmeVeteranët protestojnë për pastrimin e listave, kryetari i OVL UÇK-së kundër kësaj...

Veteranët protestojnë për pastrimin e listave, kryetari i OVL UÇK-së kundër kësaj proteste!

Të ngjajshme

Raketat godasin Libanin verior, raportojnë mediat lokale

Një fshat në veri të Libanit është shënjestruar nga...

​Kuvendi i KOK-ut: Krasniqi numëron sukseset sportive të vitit 2025

Në Ditën e Kuvendit të Komitetit Olimpik të Kosovës,...

Kurti priti në takim komisionerin e Lartë të OSBE-së, ja çka u bisedua

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot...

Real Madrid bëri një gabim në diagnozën për lëndimin e Kylian Mbappes

Si rrallë herë, Real Madrid ka bërë një gabim...

Dua Lipa – esktravagante në festën e Bvlgarit

Dua Lipa është shfaqur tejet ekstravagante në paraqitjen e...

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati ka folur për “Gazeta Blic”, për protestën që do të mbahet sot nga një grup i ish-luftëtareve të UÇK-së, të cilët kanë tri kërkesa njëra prej tyre është edhe pastrimi i listave të veteranëve.

Guxati tregoi se këto protesta nuk i përkrahin, mirëpo shtoi se çdo qytetar i Kosovës ka të drejtë të protestojë për pakënaqësitë e veta.

“Ne nuk i përkrahim këto protesta këto nuk janë të organizuara nga ne, por sidoqoftë ata kanë të drejtë të protestojnë sikur çdo qytetar tjetër i Kosovës për pakënaqësitë e veta, neve nuk na pengojnë, por nuk kemi ndonjë bashkëpunim me ta”, tha ai për “Gazeta Blic”.

Në fotografi: Hysni Gucati

Ndërkaq, protesta e paralajmëruar nga një grup i ish-ushtarëve të pakënaqur të UÇK, pritet të mbahet sot duke filluar nga ora 11:00. Protesta mbahet në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Protestuesit kanë këto kërkesa.

1. Pastrimin e listave te veteranëve,
2. Njohja e statutit të invalidit të gjithë atyre qe si pasojë e luftës vuajnë nga sëmundjet e ndryshme,
3. Shkarkimi i komisionit invalidor i tanishëm, i cili luftëtarët e vërtetë po i konsideron si kriminelë dhe po jua refuzon njohjen, kurse ata që i kanë blerë certifikatat me lekë po e kalojnë shkallën e invalidit./GazetaBlic./

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz