Një truproje e Floyd Mayweatherit është plagosur në orët e hershme të mëngjesit, pasi u sulmua kolona e boksierit.
I gjithë incidenti ndodhi jashtë një hoteli në Atlanta rreth orës tre të mëngjesit, sipas një raporti të TMZ.
Truproja i plagosur tashmë është në gjendje stabile, pas lëndimit nga plumbi që e mori në këmbë.
Në raportin e policisë thuhet se sulmeusi ka gjuajtur disa herë në drejtim të veturës, derisa nuk është raportuar për lëndime tjera.
Truproja aktualisht ende nuk është identifikuar në publik. /Insporti.com