back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaLajmeDaçiq: Me Pacollin flasim sikur të ishim të një nëne

Daçiq: Me Pacollin flasim sikur të ishim të një nëne

Të ngjajshme

Edi nuk i ndahet Bias (Video)

Momentet intime mes Edit dhe Bias nuk po kanë...

Tahiri: Pa përçarje, pa kaos, pa stagnim- Vetëm punë, zhvillim dhe bashkim për Kosovën

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ableard Tahiri...

Arrestohen dy të dyshuar për disa raste të vjedhjeve të motoçikletave në Gjilan

Njësiti i Hetimeve i Stacionit Policor në Gjilan, si...

Theret me thikë një person në Prizren

Një person raportohet të jetë therur me thikë në...

Administrata “Trump” pezullon Lotarinë Amerikane

Princesha e Kurorës Norvegjeze Mette-Marit ka nevojë për transplant...
Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq në një intervistë për gazetën serbe “Blic”, ka komentuar raportet e tij me politikanët e Kosovës.

Ai është pyetur për Haradinaj, Thaçin dhe Pacollin.

Për Haradinajn nuk ka komentuar, kurse fjalë të mëdha ka folur për zv/kryeministrin e Kosovës, Behgjet Pacollin.

“Haradinajn nuk e njoh. Me Thaçin kam punuar dhe mund të them se kemi pasur raporte të drejta”, ka thënë Daçiq, transmeton lajmi.net

Kurse për Pacollin, ka thënë se kur flet me të, është sikur të jenë të një nëne.

“Sikur të na kishte lindur një nënë. Ai flet aq bukur, sa kur jemi vetëm un e ai, ndihem keq.  Porse, sapo të dalë nga takimi, ai ankohet se unë ia prish konceptet. Thotë se ‘sapo bëj diçka unë, Daçiq shkon dhe e tërheq një njohje’”, ka thënë ministri i jashtëm serb.

Ai tutje ka folur edhe për diskutimet me Kosovën. Ka thënë se ditëve në vazhdim priten shumë diskutime të rëndësishme në këtë aspekt. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz