50 mijë euro po i kërkojnë nga familja Tafa, kidnapuesit e 11-vjeçarit E.T. sot rreth orës 19:00 në qytetin e Shtimes.
Xhaxhai i E.T, Xhevdet Tafa ka thënë për Insajderin se kidnapuesit i kanë dërguar një mesazh babait të 11-vjeçarit ku i kanë thënë se në këmbim të djalit i duan plot 50 mijë (50,000) euro.
“Kidnapuesit po i kërkojnë 50 mijë euro. Ata i kanë dërguar një mesazh përmes telefonit vëllait tim”, ka thënë Xhevdet Tafa, xhaxhai i 11-vjeçarit që u kidnapua sot në Shtime.
Ai ka thënë se rasti është lajmëruar në Policinë e Kosovës, ndërsa policia i ka thënë sot Insajderit se janë duke e hetuar rastin. /Insajderi.com