BallinaLajmeFamilja nga Hajvalia në kushte të mjerushme, Komuna s'e ndihmoi kurrë

Familja nga Hajvalia në kushte të mjerushme, Komuna s’e ndihmoi kurrë

Të ngjajshme

Në mesin e shumë familjeve të varfëra, është edhe ajo e Valon Porshticës.

Familja 4-anëtarëshe nga Hajvalia, në shtëpinë në të cilën ata zbardhin ditën, nuk duket aspak në gjendje të mirë.

Familjes në fjalë, edhe pse jeton pak km nga kryeqyteti nuk i ka dalur në ndihmë asnjëherë komuna e Prishtinës.

Kryefamiljari, Valbon Poroshtica tregon për T7, se ai ka kërkuar ndihmë disa herë radhazi, por që të njejtit ende nuk i kanë kthyer as edhe një përgjigje.

Ata duhet të përmbyllin muajin me vetëm 95-euro.

Poroshtica, e ka të vështirë të sigurojë edhe një vend pune.

Valboni kujdeset edhe për gjyshen e tij 94- vjeçare, e të cilës i është mërzitur kaq shumë jeta.

Shëndet të mirë nuk gëzon as bashkëshortja e tij. Ajo thotë se për ta periudha më e vështirë është ajo e dimrit.

Ndërkohë që një operacioni të syve, kohë më parë i ishte nënshtruar edhe vajza e vogël e kësaj familje.

Familja Poroshtica mbesin me shpresën se njerëzit me vullnet të mirë, do tu ndihmojnë t’ia dalin mbanë dhe të përballojnë këtë jetë të vështirë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz