BallinaLajmeTë dorëhequrit nga PDK-ja themelojnë Iniciativë qytetare

Të dorëhequrit nga PDK-ja themelojnë Iniciativë qytetare

Të ngjajshme

Raketat godasin Libanin verior, raportojnë mediat lokale

Një fshat në veri të Libanit është shënjestruar nga...

​Kuvendi i KOK-ut: Krasniqi numëron sukseset sportive të vitit 2025

Në Ditën e Kuvendit të Komitetit Olimpik të Kosovës,...

Kurti priti në takim komisionerin e Lartë të OSBE-së, ja çka u bisedua

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot...

Real Madrid bëri një gabim në diagnozën për lëndimin e Kylian Mbappes

Si rrallë herë, Real Madrid ka bërë një gabim...

Dua Lipa – esktravagante në festën e Bvlgarit

Dua Lipa është shfaqur tejet ekstravagante në paraqitjen e...

Të larguarit nga Dega e PDK-së në Fushë-Kosovë kanë iniciuar themelimin e një Iniciative qytetare në këtë komunë. Nëpërmjet një deklarate për media, këtë iniciativë e kanë marrë kryetari e deritashëm i Degës së PDK-së, nënkryetarët dhe shumica dërrmuese e anëtarëve të Kryesisë dhe të Këshillit Drejtues.

“Takimi i sotëm përmbylli fazën transitore të përcaktimit prej dorëheqjeve masovike drejt konsolidimit të një formati të ri të angazhimit. Këtë ide dhe koncept të ri të prezantuar nga z.Grajcevci, z.Kolshi dhe z.Shala e mbështetën fuqishëm kryetarët dhe anëtarët e kryesive të shumicës së nëndegëve të PDK-së; nënkryetarja dhe përfaqësuese të Kryesisë dhe të strukturave të gruas Demokratike; kryetari, nënkryetarët dhe përfaqësues të kryesisë aktive të Rinisë Demokratike; si dhe nga përfaqësues të ndryshëm nga subjektet e tjera politike dhe qytetarë të ndryshëm të papërcaktuar politikisht”, thuhet në deklaratën për media.

Sipas tyre, kjo Iniciativë do të ketë dy ulëse në Kuvendin Komunal të Fushë-Kosovës, e që, siç thuhet aty, pritet të jetë forca e dytë, sipas ofertave përkrahëse që janë duke u bërë nga asamblistë të ndryshëm.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz