Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak çastesh në Kodrën e Trimave, afër stacionit të policisë.
Mësohet se gjatë këtij aksidenti një veturë ka dalë nga rruga.
Sipas disa kalimtarëve të rastit, tre këmbësorë janë lënduar dhe njëra nga ta ishte grua shtatzënë, shkruan Express.
Në vend të ngjarjes ka dalë auto-ambulanca, ndërsa policia ende nuk ka dhënë ende ndonjë përgjigje.



