Policia e Kosovës përmes raportit të saj ka bërë të ditur lidhur me një rast të regjistruar në Gllogoc.
Sipas raportit zyrtar bëhet e ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht me mjet të fortë bashkëshorten e tij viktimën femër K/Shqiptare duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor në QKUK ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti është duke u trajtuar si vrasje në tentativë dhe dhunë në familje. /Drenica Press/


