Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku ka theksuar se deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk do ta nënshkruajnë kërkesën për hetimin e SHIK-ut.
Ajo madje ka shtuar se për dallim nga deputetët e PDK-së që sipas saj janë të pafytyrë, ata të LDK-së i kanë dhjetë fytyra.
Reagimi i plotë:
Ndoshta dikuj mund ti duket e pabesueshme, por unë mendoj se LDK nuk do të nënshkruaj hetimin për SHIK-un.Një pjesë e kësaj LDK-je janë pjesë aktive të SHIK-ut .E dimë se PDK-ja janë të pafytyrë ndërsa këta të LDK-së kanë dhjetë fytyra.