BallinaLajmeBërnabiq: Kosova nuk mund të ndalë rrugëtimin e Serbisë drejt BE'së

Bërnabiq: Kosova nuk mund të ndalë rrugëtimin e Serbisë drejt BE’së

Të ngjajshme

Rubio flet me kryeministrin e Irakut për naftën dhe sulmet iraniane

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka zhvilluar një...

Rexhepi: Shumë shpejt do të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme

Gjykata Kushtetuese të mërkurën ka njoftuar se i ka...

Qeveria mban premtimin, ndahen 500 mijë euro pas fitores ndaj Sllovakisë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj që pritet...

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka thënë se situata me Kosovën është problem kyç për të cilin duhet të ketë një zgjidhje.

Ajo madje ka thënë se rikonstruktimi i qeverisë po bëhet pikërisht për këtë çështje.

“Serbia ka për të gjet fuqinë e saj për të krijuar paqen dhe stabilitet në Kosovë, çka vërtetë është e vështirë dhe tejet brengosëse”, ka thënë Bërnabiq në një intervistë për Novimagazin, përcjell Klan Kosova.

“Kosova është shumë e rëndësishme jo vetëm për stabilitetin në Serbi por edhe për tërë rajonin.

Ndër të tjera ajo ka folur edhe për rrugën e Serbisë drejt BE-së.

“Mendoj që Kosova nuk mund ta pengojë rrugëtimin e Serbisë drejt BE-së. Integrimi evropian është tregim tjetër, zgjidhja për ta njohur Serbia, Kosovën është tjetër tregim”.
“Komisioni Evropian, apo BE, nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ata kanë status neutral sepse epsh vende të BE-së nuk e njohin atë dhe nuk do ta njohin pavarësinë e vetëshpallur të Kosovës. Ata presin që t’i normalizojmë marrëdhëniet, nuk duna që t’i importojnë problemet në BE. Ky normalizim marrëdhëniesh nënkupton gjithçka. Së pari mendoj se është interes i Serbisë, jo vetëm i unionit, por që interes përfundimtar për Serbinë është gjetja e një zgjidhje afatgjate”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz