BallinaLajmeHaradinaj: Punët e Kosovës do t’i kryej pa e pyetur Erdoganin (Video)

Haradinaj: Punët e Kosovës do t’i kryej pa e pyetur Erdoganin (Video)

Të ngjajshme

FITORE! – Kosova në finale të “play-off”,  nuk e bën hesap Sllovakinë, e “shkollon” midis Bratisllave!

Kosova ka shënuar fitore historike kundër Sllovakisë në Bratisllavë. “Dardanët”...

Shqipëria nuk ia del, mposhtet nga Polonia

Shqipëria nuk ka arritur të kaloj në finale të...

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Kosova ka vazhduar ëndrrën për Kualifikim në Kupën e...

Mediat serbe hapin të pame, pasi që Kosova plandosi Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në...

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, duke folur për deportimin e gjashtë shtetasve turq, ka thënë se Kosova do t’i ruaj marrëdhëniet me Turqinë, parasegjithash.

Ai në emisionin “Debat D Plus”, të RTV Dukagjini, ka përsëritur se Turqia e ka njohur Kosovën, njëra prej shteteve të para, ka qenë përkrahëse në planin ndërkombëtarë, dhe Kosova ka interes t’i ruaj këto marrëdhënie me Turqinë.

Por, Haradinaj e konsideron të pa pranueshme ndërhyrjen e presidentit të Turqisë, Tayp Erdogan, në punët e brendshme të Kosovës.

“Nuk i nënshtrohem ndonjë diktati të ndonjë burrështetasi të huaj, por për punë të brendshme të Kosovës, në këtë rast të presidentit Erdogan, për mua është e pa pranueshme”, tha Haradinaj.

Ai theksoi se si kryeministër punët e Kosovës do t’i kryej pa e pyetur Erdoganin.

“Unë jam shqiptar, jam në atdheun tim, në tokën time, unë e respektoj Turqinë, nuk jam përzier në asnjë punë të brendshme të tyre… dhe punët e Kosovës do t’i kryej pa e pyetur Erdoganin./Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz