Një sondazh i Faktor Plus i përkrahur nga “Tanjug” tregon se një numër pothuajse i barabartë i të anketuarve mbështesin dhe në anën tjetër kundërshtojnë dialogun e vazhdueshëm Beograd-Prishtinë.
Të pyetur se çfarë duhet të bëjnë Presidenti Aleksandër Vuçiq dhe qeveria në të ardhmen në lidhje me Kosovën, 36% janë përgjigjur duke thënë se dialogu me Prishtinën duhet të vazhdojë.
Ndërsa 33% prej tyre thanë bisedimet duhet të ndërpriten deri në formimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë, përcjell “b92”, transmeton Periskopi.
Sipas këtij sondazhi, 10% e respondentëve janë pajtuar për një intervenim ushtarak në Kosovë.
27 për qind thanë se “asgjë nuk mund të bëhet nëse Kosova gjithnjë e më shumë bëhet e pavarur nga Serbia në kuptimin politiko-ligjor dhe ekonomik” ndërsa 20 për qind mendojnë se Serbia duhet “të përcaktojë qartë kërkesat e saj pronësore-juridike në lidhje me palën shqiptare.”
10% nuk i janë përgjigjur fare pyetjeve të sondazhit.
8% e të intervistuarve ishin për të njohur pavarësinë e Kosovës, 7% ishin që negociatat me Kosovën të ndërpriten, derisa 6% mendojnë se Beogradi duhet të tëhreqë nënshkrimet nga marrëveshja e Brukselit, raporton “Tanjug”./Periskopi/