Shefi i grupit Parlamentar të NISMA’së, Bilall Sherifi, në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet në Kuvendin e Kosovës për depërtimin e gjashtë turqëve për në Turqi, ka thënë se shtetasit turq nuk u dëportuan por u rrëmbyen.
“Deportimi i hebrenjve në kampet e përqendrimit ishte njolla më e rëndë që njerizimi përjetoi. Në rastin e vendimit të gjashtë shtetasve turq fjala është për një aksion të fshehtë. Në rastin e gjashtë shtetasve turq nuk kemi të bëjmë as me ekstradim e as me depërtim, por këtu kemi të bëjmë me rrëmbim”, ka thënë Sherifi.
Ai ka kërkuar që rasti të hetohet si dhe persona që kryen këtë krim duhet të vihen para drejtësisë./Express/