Kanë filluar punimet për rregullimin e kanalizimit fekal dhe atmosferik si dhe rregullimi i ujësjellësit në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë, raporton “Zëri.info”.
Kjo ka bërë që një pjesë e kësaj rruge të ndalohet për qarkullim deri në përfundimin e këtyre punimeve.
Komuna e Prishtinës ka thënë se brenda 60 ditëve është paraparë që të përfundojnë punimet në këkë pjesë të kryeqytetit. /Zëri/



